E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajnshtajni është gabuar, kalohet shpejtësia e dritës

Duket se Ajnshtajni është gabuar. Një ekip shkencëtarësh në CERN ka arritur të regjistroi grimca neutrinoje që udhëtojnë më shpejtë se drita.

Siapas Reuters: Antonio Ereditato, i cili punon në laboratorin e CERN në kufirin Franko-Zvicerian, tha se matjet gjatë tre viteve treguan se neutrinot lëvizin 60 nanosekonda më shpejtë se drita në një distancë prej 730 kilometër.

“Jemi të bindur mbi rezultatet, por kemi nevojë që edhe koleg të tjerë të kryejnë testet e tyre për të qenë më të sigurt” tha Ereditato. Ai konfirmoi se studimi mund të përmbys një pjesë kyce të teorisë së relativitetit të Ajnshtajnit, e cila thotë se asgjë në univers nuk mund të udhëtoj më shpejt se drita.

“Është e rëndësishme të bëhet e qartë se asnjë nuk po deklaron një zbulim, apo ndonjë kontraditë tjetër me teorinë e relativitetit” tha James Gillies, zëdhënësi i CERN. Ai tha se nevojiten që të bëhen eksperimente të tjera dhe kërkoi ndihmë nga laboratorë të tjerë që të zhvilloinë eksperimentet.

Eksperimenti u krye për të studiuar fenomenin e oshilacioneve të neutrinos, kur grimacat elementare të njohura si leptone transformohen në mënyrë spontane nga një grimcë subatomike (e quajtur myon-neutrino) në një tjetër (e quajtur tau-neutrino).

Laboratori i CERN lëshon një tufë myon-neutrino që udhëton në një distancë prej 730 kilometër dhe arrin në një laborator nëntokësor në Gran Sasso në Itali, ku shkencëtarët vëzhgojnë sa myon-neutrino janë kthyer në tau-neutrino oshilantë.

Relzultatet e eksperimentit ishin të pabesueshëm: Neutrinot arritën në destinacion 60 milisekonda më shpejt se sa do ti duhej dritës të përshkonte të njëjtën distancë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›