Visar Mylliqi "Evolucion", ekspozitë personale

Kompozime, peisazhe, silueta sjell piktori kosovar, Visar Mulliqi, në ekspozitën e tij personale. Për herë të parë në Tiranë, punimet shumëngjyrëshe, të tij vijnë si një ndërthurje mes fantazisë dhe realitetit. Në ekspozitën personale në galerinë “Fab”, me titullin "Evolucion", ai sjell plot 26 tablo, të cilat janë të gërshtuara me historinë e tij personale, e cila pasqyron në mënyrë simbolike historinë e popullit kosovar.
Artisti Visar Mulliqi, djali i piktorit të madh kosovar, Muslim Mulliqi, ka hapur edhe shumë ekspozita të përbashkëta, si brënda dhe jashtë Kosovës. Këto vepra, në kryeqytetin e Shqipërisë vijnë si një bashkëpunim midis Universitetit të Arteve të Tiranës dhe homologëve të tyre në Prishtinë.