Tiranë, krim në familje, ndërron jetë gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës. Vetëm pak minuta më parë në Shkozë është shënuar një krim brenda familjes ,ku gruaja e kësaj shtëpie është qëlluar me armë zjarri. E plagosura Eleni Pasha nuk ka mundur të mbijetojë plagëve gjatë kohës që po transportohej drejt Spitalit Ushtarak, ku dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po verifikohen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.