E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Krishtërimi më ka bërë më funksionar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama deklaroi se feja e krishterë dhe vlerat e fuqishme morale e kanë ndihmuar atë në kryerjen e punës së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe e kanë udhëzuar në marrjen e disa vendimeve për problemet më aktuale, përfshirë edhe ekonominë.

“ Për mua si i krishterë, kjo konsiston me mësimin e Jezu Krishtit, se nga ai që i është dhënë më shumë, duhet të kërkohet më shumë. Kjo e pasqyron besimin islam, se ai që është i bekuar ka obligim t`i përdorë këto bekime për t`i ndihmuar të tjerët, ose doktrina hebraike e moderimit dhe e konsideratës për të tjerët”, tha Barak Obama.

Këto komente ai i bëri në Mëngjesin kombëtar të lutjeve në Uashington, që çdo vit i mbledh së bashku liderët religjiozë nga e gjithë Amerika.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›