E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranes Padi per shpifje ndaj Aldrin Dalipit

Bashkia e Tiranes do te depozitoje ne gjykate nje padi per shpifje ndaj kryetarit te keshilltareve socialiste ne Keshillin Bashkiak Aldrin Dalipi i cili akuzoi kryebashkiakun Lulzim Basha se po abuzon me fondet publike ne sherbim te interesave dhe perfitimeve financiare te familjareve te tij. Duke reaguar ndaj kesaj deklarate zedhenesja e Bashkise se Tiranes Anila Bisha tha per mediat se ndaj Alfred Dalipit do te depozitohet ne gjykate nje padi per shpifje. Bashkia e Tiranes falenderon qindra mije qytetare te Tiranes Shqiperise Kosoves dhe mbare trojeve shqiptare burra dhe gra te rinj dhe te moshuar pa dallim bindjesh politike qe u bashkuan ne Tirane per te festuar si kurre me pare diten me te rendesishme te historise tone kombetare. Fatkeqesisht kjo fryme feste dhe bashkimi po perballet me avazin e vjeter te percarjes dhe konfliktit politik qe Edi Rama i verbuar nga xhelozia per atmosferen ne Tirane ju rikthye serish dhe zhgenjyeshem. Akuzat absurde dhe qesharake jane thjesht dhe vetem shpifje qe u leshuan si rrjedhoje e ketij mllefi. Edhe pse z. Dalipi ishte vetem zedhenes i xhelozise dhe mllefit te zotit Rama e informojme se ndaj tij do te depozitojme ne Gjykate nje padi per shpifje. Sigurojme qytetaret se keto akuza qesharake nuk do te pengojne aspak pergatitjet tona per ti dhene Tiranes nje atmosfere te vecante festive ne kete fundviti - thuhet ne reagimin e Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›