E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD kerkon masa per gjashte gjyqtare

Pas kontrollit te ushtruar per shkelje ne gjashte gjykata te vendit Keshilli i Larte i Drejtesise i ka derguar ministrit te Drejtesise Eduart Halimi raportin e kontrollit bashkangjitur edhe me kerkesat per procedimin e gjashte gjyqtareve. Burime nga ministria kane bere te ditur se behet fjale per gjyqtaret te cilet gjate kontrollit te sistemit TIMS kane rezultuar jashte vendit nderkohe qe ne te njejten kohe ne procesverbalet e tyre figurojne te kene zhvilluar edhe procese gjyqesore. Shkelja eshte konsideruar e rende ndersa pas marrjes se materialit ministri i Drejtesise Eduart Halimi ka konfirmua se kane nisur procedurat per procedimin e tyre. Nderkohe ne ditet ne vazhdim pritet te perfundoje kontrolli edhe ne gjykatat e tjera te vendit.

1-Dhurata Bilo Durres

2-Fida Osmani Tirane

3-Luan Lusha Kavaje

4-Arben Lera Korce

5-Ilir Pashai Elbasan

6-Mimoza Margjeka Durres

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›