E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba te forta per mashtruesit e kasave

Rritet kontrolli tatimor mbi respektimin dhe perdorimin e pajisjeve fiskale

Procesi i kasave fiskale nuk do te thote vetem te shesesh pajisjen te fitosh ca para nga e drejta qe te eshte dhene por duhen respektuar nje sere rregullash te forta qe synojne ne radhe te pare sherbimin cilesor qe shoqeria e autorizuar duhet ti ofroje biznesit si dhe nje kontroll me te forte ndaj spekulanteve qe pretendojne se kane licence.

Duke marre shkas nga rastet e shumta te denoncimit por edhe nga disa paqartesi qe ofron ligji aktual i Procedurave tatimore te pjesa e denimeve administrative ndaj shoqerive qe merren me instalimin e kasave Ministria e Financave ka pergatitur nje draft-projektligj mbi disa ndryshime qe rrisin masen e kontrollit dhe ndeshkimit.

Konkretisht jane dy nene te ligjit 122 dhe 123 qe pritet te ndryshojne te cilat flasin per kuponin tatimor te printuar nga kasa dhe denimet ndaj shoqerive te autorizuara dhe atyre qe nuk jane nga Ministria e Financave lidhur me ofrimin e instalimit dhe sherbimit.

Gjobat nisin nga 500 mije leke e deri ne 1 milion leke te reja dhe prekin bizneset qe nuk kane te drejte ti instalojne kasat fiskale pa qene te autorizuara sikurse ndeshkohen edhe ato shoqeri te cilat edhe pse kane leje per ta instaluar kasen te biznesi por per shkak te mosrespektimit te kontratave si sherbimi mirembajtja etj. jane te perfshira ne sferen e denimeve administrative. Nje tjeter ndryshim i rendesishem eshte shfuqizimi i pikes ne nen qe i detyronte bizneset te mbanin nga nje kase rezerve.

Gjobat dhe kontrolli

Disa ndryshime te propozuara per pikat e nenit 123 jane te karakterit teknik ndersa disa te tjera konsiderohen te rendesishme per procesin. Keshtu te pika 3 e nenit 123 varianti qe propozohet i detyron te gjitha shoqerite e kasave fiskale qe merren me procesin te kene parasysh disa rregulla qe lidhen me detyrimet ndaj biznesit. Gjoba nis nga 30 mije leke dhe arrin ne 60 mije leke. Ndryshimi ne fakt lidhet te termat e perdorur te pika 3 pasi aktuali permend shoqerite e autorizuara per mirembajtjen e kasave kurse propozimi eshte shoqerite e autorizuara nga Ministria e Financave. E para sakteson se respektimi i kontrates per disa detyrime e kane te gjitha shoqerite dhe jo vetem ato te mirembajtjes dhe e dyta sakteson autorizimin e dhene nga ministria jo thjesht autorizim qe mund te merret dhe jepet ne forma te ndryshme pa pasur lidhje me ministrine.

Detyrimet qe duhet te kete shoqeria e autorizuar ndaj biznesit qe i ka instaluar kasen fiskale jane te shumta por edhe ndaj ministrise duke permendur ruajtjen e te dhenave ne librin e mirembajtjes protokollin per marrjen persiper te mirembajtjes se pajisjes fiskale mirembajtjen e pajisjes dhe memorien fiskale te vene ne dijeni tatimet ne rastet kur tatimpaguesi ka ndermarre veprime per ndryshimin e te dhenave te regjistrimit te xhiros

nuk vene ne dijeni tatimpaguesin me te cilin kane kontrate mirembajtjeje rreth heqjes se autorizimit te ruajne memorien fiskale ne menyren e parashikuar nga dispozitat perkatese etj.
Shoqerite me dhe pa autorizim

Tjeter pike e rendesishme ne procesin e kasave fiskale eshte goditja qe u duhet bere spekulanteve ne treg dhe atyre qe kane fituar te drejten e shitjes se kases por qe abuzojne me kete autorizim te dhene nga Ministria e Financave.

Behet fjale per piken 2 te nenit 123 ku propozohet qe subjektet tatimpaguese te cilat tregtojne apo mirembajne pajisje fiskale te subjekteve te tjera tatimpaguese te paautorizuara nga Ministria e Financave pervec rasteve ku ministri percakton perjashtime me udhezim denohen me gjobe ne masen 1 milion leke te reja dhe sekuestrim te pajisjeve kurse shoqerite qe blejne dhe perdorin kasa te tilla fiskale denohen me gjobe ne masen 100 mije leke dhe sekuestrim te pajisjes.

Gjithashtu shtohet nje tjeter sanksion ku thuhet se shoqerite e autorizuara qe tregtojne pajisje fiskale denohen me gjobe 1 milion leke kur konstatohen se tregtojne pajisje fiskale me funksione te ndryshme nga ato te miratuara dhe me konfiskim kur kapen duke shitur pajisje qe nuk jane te autorizuara nga Komisioni i Ministrise se Jashtme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›