E Shtunë, 31 Tetor 2026

Visi, i zhgënjyer nga Arbëri dhe Astriti

Visi është i bindur se një shaka e tij i ka kushtuar daljen nga shtëpia. Pra, audienca ka votuar kundër tij, pasi iu tha banorëve se kishte punuar si zhigolo. Por kjo nuk është aspak e vërtetë thotë Visi. "E gjithë çështja është se atë shaka e sajova me aq fantazi dhe aq bindshëm, sa njerëzit e kanë marrë për të vërtetë", shprehet ai. Më poshtë, Visi flet për "Shqip" lidhur me përvojën në "Big Brother" dhe të parit nga jashtë të jetës dhe banorëve në shtëpi

Nga cili ju ka ardhur mesazhi i parë pasi dolët nga shtëpia?

Mesazhi i parë ishte i profesorit tim, Henri Çili, i cili më shkroi: "Komplimente, eksperiencë e bukur, good, come back".

Më pas ç‘ndodhi, fjala është për jashtë spektaklit?

Shkova në shtëpi, takova prindërit në një situatë të sikletshme, por që u normalizua shumë shpejt, pasi malli bëri të vetin dhe dominoi mbi keqardhjen për daljen nga shtëpia.

Si kanë qenë këto ditë jashtë shtëpisë?

Veç mallit për shtëpinë brenda dhe sigurisht për banorët, kanë qenë ditë intensive me shumë takime, sistemime të gjërave, të punëve dhe një rikthim në shkollë e në punë.

Keni të dashur?

Po.

Si janë marrëdhëniet mes jush tani pas daljes nga shtëpia?

Normalisht që kishte shumë mbetje qejfi për situata të krijuara, gjëra të cilat e kishin bërë të ndihej keq, por tashmë marrëdhënia jonë është stabilizuar, edhe pse ka shumë nevojë për besim të ndërsjellë.

Është shkruar shumë për ju në disa gazeta. Çfarë ka të gënjeshtërt e të vërtetë në to?

Nuk them se ka pasur gjëra të gënjeshtërta, por më tepër se është abuzuar me disa çaste në funksion të scoop-it, ndërkohë që ka pasur momente më të bukura për t‘iu servirur publikut. Përfshirë këtu dhe disa shaka që janë servirur si të vërteta.

Si ju duken banorët nga jashtë?

Është tërësisht ndryshe të jesh me ta brenda, e ndryshe t‘i shohësh nga jashtë. Nga brenda, ti nuk mund t‘i kuptosh të gjitha situatat, sepse nuk ishe gjithkund, dhe krijoje një afeksion shumë të madh me gjithsecilin. Ndërsa duke i parë nga jashtë, unë nuk e kam ndryshuar mendimin tim për disa prej banorëve dhe kam vënë re shtimin e personave në grupe.

Të flasim me emra të përveçëm, cili ju ka zhgënjyer më shumë, tani që shihni nga jashtë?

Arbri dhe Astriti, jo për faktin se më kanë nominuar, se ajo është vetëm një lojë, por thjesht se ma mohuan një fakt të tillë kur unë ua thashë në sy, duke m‘u përbetuar.

Por çështja e vetullave si është?

Shiko, dua t‘i sqaroj që të gjithë, sepse Visi nuk ka hequr vetulla ndonjëherë. Por, edhe po të ndodhte ndonjë gjë e tillë, nuk duhet kuptuar dhe marrë kaq tragjikisht ose në mënyrë kaq cinike. Gjithsesi, mund të them se përfolja e heqjes së vetullave nuk është aspak e vërtetë. Ata që më njohin nga afër, binden për këtë që unë nuk kam pse e marr një hap të tillë. E do të bindeshin edhe ata që do të më njihnin ose do të më njohin këtej e tutje.

Si vlerësohet tani "Big"-u në ditarin e jetës suaj?

Ishte një përvojë e veçantë, që nuk besoj se do të jetë një shans i dytë për ta përjetuar. Çdo sekondë, minutë dhe orë ishte e veçantë brenda në atë shtëpi. Gjithashtu, edhe banorët ishin të veçantë në tipin e tyre.

Tani që i shihni nga jashtë ish-miqtë e tu në lojë, a mendoni se do t‘i mbani relatat e mira edhe pasi të dalin nga shtëpia?

Mendoj, që edhe pse pati debate e përplasje, edhe pse ata më kanë nominuar, gjithsesi, do të jenë miqtë e mi gjithnjë, me të cilët përjetova këtë përvojë të veçantë.

24 orët e fundit në "Big Brother" kanë sjellë një zënkë mes Olës e Çimit, por që është shuar falë ndërhyrjes së banorëve të tjerë. Më tej, Romina vijon të jetë acaruese. Ndërsa Olsi nuk para është ndjerë shumë orët e fundit...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›