E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ola kërcënon Çimin fizikisht

Ndodhia më e pazakontë e 24 orëve të fundit në shtëpinë e "Big Brother" është një përplasje e ashpër dhe nervoze mes Olës e Çimit. Ata kapen me fjalë, pasi të dy janë tipa gjaknxehtë dhe i ulërasin njëri-tjetrin në çaste që për të tjerët janë tepër harmonike. Në fakt ishte Titi, që duke dashur të vërtetojë se Çimi kishe dërguar Rominën t‘i kërkonte verë, thërret Olën si dëshmitare. Çimi flet diçka si: "Ja e gjeti Olën". Kaq mjafton që Ola, e ofenduar, t‘i tregojë vendin Çimit, që nga ana e tij mendon se po akuzohet kot. Një shpërthim zërash acarues buçasin në kuzhinë, ndërsa të gjithë të tjerët janë të pranishëm duke ngrënë zemrën e mesnatës. Çimi mërzitet shumë nga acarimi që u ka shkaktuar, ndërsa Ola duket se thjesht do ta injorojë. Të tjerët mundohen ta harrojnë gjithashtu.

"Jam e realizuar dhe kam njëqind gjëra më të vlefshme sesa Shkëlqimja atje...", i thotë Ola Inës, pas zënies që pati me Shkëlqimin në kuzhinë. Ajo nuk bindet nga gjërat që i thotë Ina, se Shkëlqimi nuk e kishte me të keq, por ajo e mori ashtu. Ola i thotë se "ti Ina nuk i di ca gjëra dhe kujton se bota është ‘puçi puçi‘,- por është ndryshe". Ola madje në një moment kërcënon Shkëlqimin fizikisht dhe Ina nis e tallet me të, duke i thënë se nuk duhet të flasë kështu, pasi jemi në vitin 2008 dhe nuk vijmë nga shpellat.
Djemtë e ngacmojnë Besën për shprehjen "kaja nonën". Ata e pyesin se çfarë do të thotë dhe Besa i përgjigjet se do të thotë që "mos ia fut kot". Pastaj Arbri dhe Olsi këmbëngulin se si i thotë ajo asaj fjalës tjetër. Besa, duke qeshur, i thotë se nuk e përdor fjalën tjetër.
Ina me Polin janë të paqëndrueshëm. Ata i gjen ose duke i ulëritur njëri-tjetrit ose duke u puthur e përqafuar.
Besa i tall të tjerët me anë të një loje që gjasme plotëson dëshirat. Të gjithë e mendojnë pa zë, kurse Olsi e mendon me zë dhe thotë se dëshira e tij është që Juna të jetë mirë edhe ti ketë në rregull gjërat jashtë shtëpisë. Ajo gris një letër dhe sa herë e gris u thotë të mendojnë një dëshirë. Ata mendojnë nga tre dëshira. Kur Besa hap fletën e grisur vetëm, në mes të saj (duke krijuar një vrimë rrethore) u thotë se dëshira e tyre do të plotësohet kur "juve t‘ju bëhet që kaq". Të gjithë të tjerët shpërthejnë në të qeshura dhe i thonë se më në fund ajo bëri një shaka të pisët. Këtë shaka ia ka mësuar Çimi.

Raportet po ndryshojnë brenda shtëpisë. Tashmë që aleancat e vjetra janë prishur dhe pëlqimet e reja po kthehen në marrëdhënie.
Është fjala për Inën dhe Polin, që tashmë dyshojnë te lidhja që kanë krijuar, me ardhjen e Ildës, e cila në mënyrë të pamëshirshme po gjuan Polin.
Poli është në mes të inatit të Inës dhe joshjes së Ildës, por nuk bën në asnjë çast gjeste të pamenduara ose të guximshme.
Grupi është ende pak i acaruar me Rominën dhe ajo shpeshherë nuk e shmang pozicionimin në litarët e ringut, kur të gjithë e sulmojnë argumentin e saj. Konkretisht, ata po diskutojnë për faktin nëse një mashkull do të shkonte me një femër për mëshirë, dhe Romina thotë se për të, ky gjest është i barasvlefshëm me zero, kurse të tjerët (ndoshta për ta ngacmuar), por edhe pse deri diku është e vërtetë për Olsin dhe Çimin, ky është një gjest për t‘u vlerësuar në një mashkull.
Biseda ka në thelb një mendim të djemve se Romina është pak paragjykuese ndaj njerëzve që nuk janë në formatin e zakonshëm me të cilët Romina është mësuar.
Ilda nuk e duron dot këtë situatë të ngecur te Romina dhe i nxit të tjerët të bëjnë batuta dhe të qeshin. Më në fund ajo çohet edhe i thotë Najadës t‘u këndojë një popullore, që të heqin dorë nga kjo bisedë. Ajo ia arrin qëllimit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›