Fondet që mbulojnë strategjitë e munguara për të rinjtë
Ministria e Kulturës ka shpallur dje për të dytin vit radhazi projektin e quajtur "Fondi i të rinjve". Këtë vit, ky fond, sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, ka një rritje prej 40% nga viti 2007 dhe institucionet që përfshihen në këtë nismë janë Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansambli Popullor, Galeria Kombëtare e Arteve, si dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Puna me këto institucione që do të menaxhojnë këtë fond të veçantë të ministrisë do të koordinohet nga Drejtoria e Arteve dhe e Letrave në Ministrinë e Kulturës.
Po ku do ta fokusojnë këto institucione këtë fond dhe a është ky një strategji që do të mund të ndryshojë diçka në marrëdhënie mes këtyre institucioneve dhe artistëve të rinj, ku dihet se gjithnjë ka një barrierë që këto institucione ua kanë vendosur të rinjve? Teatri Kombëtar do ta përdorë këtë fond për "festivalin teatror të të rinjve". Ky projekt është konceptuar si një konkurs që u jep mundësinë artistëve të rinj të regjisë, skenografisë, kostumografisë dhe aktrimit të debutojnë krijimet e tyre në skenën e TK. Periudha e zhvillimit të projektit është prill 2008-dhjetor 2008. Sipas njoftimit, do të jenë rreth 35 artistë të përfshirë në këtë projekt në fushat e lartpërmendura. Në fund të festivalit jepen dhe tri çmime: ai i regjisë më të mirë, aktorit më të mirë, si dhe skenografisë më të mirë.
Duke pasur parasysh festivalin e një viti më parë, ku pamë një mori vëniesh skenike interesante nga regjisorët e rinj, si dhe aktorë që mund të ishin një potencial i mirë në teatrin tonë, mund të aludojmë se dhe ky edicion i dytë i këtij festivali nuk do të jetë gjë tjetër veçse një paradë me punët e realizuara plot pasion nga të rinjtë, ndërsa më pas dyert e këtij institucioni për ta do të jenë të mbyllura. Në festivalin e parë kishte nga ata regjisorë të rinj që kishin më shumë se 5 vjet që kishin mbaruar Akademinë e Arteve dhe shfaqja me të cilën ata prezantoheshin në këtë festival ishte mundësia e tyre e parë. Përtej fasadës së një festivali, gjendja me të cilën përballen regjisorët dhe aktorët e rinj është e mjerueshme dhe mundësitë që atyre u jepen janë aq të pakta, aq më tepër në një vend ku shansi për mundësi të tjera është i pakët.
Për herë të parë këtë vit në fondin e të rinjve futet dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Artistë me eksperienca në kurim për herë të parë gjatë gjithë vitit 2008 do të jenë pjesë e axhendës së Galerisë Kombëtare. Ky institucion ka prej më se dy vjetësh që ndjek një politikë arti aktive në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare të artit. Kjo strategji ka për qëllim promovimin e vazhdueshëm të artistëve dhe kuratorëve në aktivitete të cilat iniciohen dhe organizohen nga galeria. Një institucion ky i përfshirë në kritika për sistemin e menaxhimit të saj, tashmë do të përfshihet në një projekt të quajtur "Artistë emergjentë". Në fakt, pranë disa prej evenimenteve të këtij institucioni, si "Onufri 2006", pjesëmarrja e Shqipërisë në Bienalen e Venecias, apo dhe "Onufri 2007", janë ofruar në nivele të ndryshme pjesëmarrjeje, apo dhe përfshirjeje të artistëve të rinj, por kjo ka qenë në mënyrë vullnetare.
Një juri, e cila do të ngrihet nga MTRK-ja, do të shpallë afatet për të pranuar dosjet personale për çdo individ të interesuar për aplikim, fituesit e të cilit do të atashohen pranë Galerisë Kombëtare të Arteve për një periudhe 5-mujore për t‘u bërë pjesë e aktiviteteve të axhendës së saj. Një kohë prej më se një jave do t‘i lihet në dispozicion çdo lloj individi për të qenë pjesë e këtij projekti që pritet të ndryshojë standardet në GKA, shpesh herë të kritikuara. Ky projekt do të rrisë përkrahjen për artistët dhe kuratorët në skenën e vështirë të artit bashkëkohor në Shqipëri, si dhe do të synojë prurjen e energjive të reja nga këto kontingjente arti për GKA-në.
Synimi i këtij fondi publik për të rinjtë është i njëjtë dhe për Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Krijimi i një perspektive për të ardhmen e artistëve të rinj, që pas studimeve aspirojnë karrierën muzikore me të gjitha variabilitetet e saj (vokale, koreografike, instrumentale) është pjesë e mirëmenaxhimit të kulturës në Shqipëri. Më të interesuarit për reformimin e sistemit të rekrutimit të më të aftëve janë vetë të rinjtë, të cilët ndjehen të pafuqishëm të ndikojnë individualisht mbi strukturat ekzistuese për shkak të ngurtësimit që i karakterizon. Individët, të cilët do të përftojnë këtë shumë, do të përfshihen brenda trupave artistikë të T.K.O.B.A.P., dhe do të marrin pjesë rregullisht në të gjitha aktivitetet vjetore të institucionit. Gjithashtu ata kanë detyrim të realizojnë si solistë role të dyta apo impenjime të tjera që do t‘u ngarkohen. Për secilin do të ketë program të veçantë pune të miratuar nga Drejtoria e T.K.O.B.A.P. Ky fond për të rinjtë do të mundësojë dhe krijimin e një studioje për aktorët e rinj të Teatrit Kombëtar për Fëmijë. "Studio e Re" është një nismë e marrë nga QKKF dhe Teatri i saj i Kukullave, me qëllim që të mundësojë edukimin e një brezi të ri aktorësh të Teatrit të Kukullave dhe atij për të rinj. "Studio e re" tenton të mbyllë boshllëkun didaktik e institucional të krijuar prej vitesh nga mungesa e një seksioni të tillë në Akademinë e Arteve, apo alternativave të tjera të instruktimit të këtij zhanri.
Periudha e zhvillimit të këtij projekti është prill 2008-dhjetor 2008. Numri i artistëve të përfshirë në këtë projekt është 11 artistë (2 regjisore, 7 aktore, 2 artistë muzikantë dhe ekspertë të huaj që do të japin work-shop). Produktet e këtij projekti do të jenë 3 premiera teatri për fëmijë dhe teatër kukullash, 105 shfaqje në Tiranë dhe në rrethe dhe 1 shkollë verore ndërkombëtare për teatrin e fëmijëve me ekspertë të huaj.
Ky fond i dhënë nga ministria për institucionet më të rëndësishme të kulturës në vend, mund të quhet vetëm një përpjekje për të ndryshuar diçka në një terren që prej vitesh duket se nuk lëviz. Një nga strategjitë që gjithnjë ka mbetur thjesht në letër, ka qenë ajo për artistët e rinj. Institucionet kryesore të artit, me gjithë nevojën që kanë për elementët e rinj, kanë mbyllur prej vitesh çdo lloj mundësie për t‘i pasur pjesë të tyre. Dhënia e mundësive konkrete për t‘u bërë këta të rinj pjesë të këtyre institucioneve, do të ishte një strategji më pozitive se një fond, i cili zgjat vetëm disa muaj.