E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vitaminë B12, për një kujtesë të hekurt

Vitamina B12 për një kujtesë të pagabueshme. Një studim i realizuar nga një grup kërkuesish, nën drejtimin e David Smith, për llogari të universitetit të Oxfordit, ka arritur në përfundimin se vitamina B12 është thelbësore për të pasur një kujtesë të mirë, ndërkohë që mungesa e saj shkakton rriskun e amnezisë, në mënyrë të veçantë tek të moshuarit.

Shkencëtarët analizuan 107 pacientë të moshave të ndryshme, nga 61-87 vjeç. Ata iu nënshtruan testeve të shumta të kujtesës, para dhe pas përdorimit të vitaminës B12. Rezultatet me pas u publikuan më pas në revistën Neurology dhe u pasua me diskutime të ndryshme.

Por një gjë në bazë të studimit nuk kishte më dyshime. Pas studimit u pa se të moshuarit me një nivel të ulët të vitaminës B12 janë më të ndjeshëm ndaj amnezisë, rrezik ky 6 herë më i lartë se ata që kishin nivel mesatar e të lartë të vitaminës B12.

Pas kësaj dietologët kanë përsëritur ushqimet që ndihmojnë në kujtesë, duke pasur parasysh se cilat prej tyre kanë me shumicë kërë vitaminë: vitamina B12 gjendet me shumicë në peshk, në mish dhe në qumësht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›