E Diel, 1 Nëntor 2026

Hashashi në Gjirokastër, 1 në pranga, 1 në kërkim

Gjirokastër- Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës në akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas burimeve zyrtare të policisë bëhet e ditur se parcelat e mbjella me kanabis u zbuluan në fshatin Nivicë, në komunën e Kurveleshit të rrethit Tepelenë.

“Si rezultat i këtij kontrolli u bë e mundur që në banesën e shtetasit Bashkim Qamili, të evidentoheshin 195 rrënjë bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, të mbjella në baçen e tij përpara shtëpisë, të cilat varionin nga 220 centimetra deri në 250 centimetra të larta”- thanë burimet policore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe në ambientet përreth banesës, janë konstatuar në dy kasollet e tij që ndodheshin përpara banesës së tij , pjesë të sipërme të prera(boçe) të bimëve narkotike të hapura me qëllim tharjen e tyre.

Bimët janë asgjesuar në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre dhe pjesët e sipërme të bimëve të prera janë marrë në cilësinë e provës materiale.

“Shtetasi Bashkim Qamili, pronari i banesës, i datëlindjes 1958, lindur në Kalivaç dhe banues në Nivicë të rrethit Tepelenë u arrestua në flagrancë, ndërkohë që Qamil Qamili u shpall në kërkim për të njëjtën akuzë”- thanë burimet policore, duke sqaruar se në banesën e këtij të fundit u gjet dhe asgjësua po kanabis sativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›