E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet në prodhim, rritja 7.4 për qind

Kostot në rritje, biznesi prodhues përballet me një rritje të ndjeshme të çmimeve gjatë këtij viti Instituti i Statistikave ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme se çmimet me të cilat përballen prodhuesit në vend kanë pësuar një rritje prej 7.4 për qind në harkun kohor të një viti. Një fakt i tillë është pranuar edhe nga ana e shoqatave të biznesit, të cilat kanë kërkuar ndërhyrje dhe në rastin e ndërtuesve, edhe rivlerësim të kontratave që ata kanë lidhur një vit më parë me qeverinë. INSTAT bën të diture se Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “Industri Përpunuese” shënoi rritje me 1.6 për qind. Brenda kësaj industrie mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetin “Industria ushqimore” me 0.9 për qind, “Industria tekstile” me 3.0 për qind, “Rafinimi dhe koksifikimi i naftës” me 6.7 për qind. Edhe çmimet e Prodhimit për Produktet Vendase arritën 109.9 për qind, duke shënuar një rritje prej 1.5 për qind krahasuar me tremujorin e parë 2008. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetet “Industria ushqimore” prej 2.8 për qind, “Industria tekstile dhe veshjeve” prej 2.6 për qind, “Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve” prej 6.6 për qind. “Industria nxjerrëse” shënoi një ulje me 0.1 për qind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të produkteve në aktivitetin; “Nxjerrja e produkteve joenergjitike” me 0.7 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›