E Diel, 1 Nëntor 2026

“Viti 2010, vit kyç për integrimin në BE të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”

Deklaron ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel MoratinosVendi udhëheqës i Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian, Spanja, konfirmon vitin 2010, si vitin e përshpejtimit të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, deklaron se do të punohet në unison për integrimin në tërësi të rajonit.    “Mendoj se 2010 do të jetë një vit kyç për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Gjatë presidencës spanjolle do të mbështesim procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u shpreh Moratinos, duke shtuar se, prioritet i afërt shihet finalizimi i negociatave me Kroacinë dhe zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Gjatë presidencës spanjolle, ka deklaruar Moratinos, do të finalizojmë negociatat me Kroacinë  dhe më pas është çështja e kandidaturës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë”, ka thënë ministri i jashtëm spanjoll i cili ka nënvizuar progresin e kryer nga vendet e Ballkanit në 10 vitet e fundit dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në Bashkimin Europian.Për Shqipërinë nota me të cilën do të vlerësojë BE progresin e do të ndikohet edhe nga klima politike në vend dhe aftësia e klasës politike për të zgjidhur me mjete politike krizën në marrëdhëniet mazhorancë-opozitë.Sot, Asambleja e Këshillit të Europës do të marrë në shqyrtim një raport mbi Shqipërinë ku situata politike cilësohet problematike. Për Shqipërinë katër muajt e ardhshëm janë kyçe për rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe liberalizimit të vizave. Ndërkohë që në fund të muajit shkurt misionet e BE do të bëjnë vlerësimin e plotësimit të standardeve për të merituar liberalizimin e vizave në hapësirën “Schengen”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›