Socialistët evropianë: Bojkoti, vendim i rrezikshëm dhe kontradiktor

Socialistët europianë dënojnë qëndrimin e opozitësSocialistët europianë dënojnë bojkotin parlamentar të socialistëve shqiptarë. Në një takim të zhvilluar në Strazburg me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, mes të cilëve edhe deputetja Arta Dade, grupi parlamentar socialist i Asamblesë së Këshillit të Europës e ka cilësuar të pakuptimtë, qëndrimin e Edi Ramës i cili ndërkohë që njeh rezultatin e zgjedhjeve të qershorit, nuk pranon të hyjë në Kuvend. Deputeti polak Ivinski Tadeusz ka deklaruar se bojkoti është i rrezikshëm dhe vendim kontradiktor. “Duke mos shkuar në parlament, ju nuk bëheni pjesë e delegacionit të KiE ndërkohë që e majta shqiptare sa vjen dhe po bëhet më e copëzuar. Partia Socialiste e Shqipërisë ka ndërruar shpesh kryetarë vitet e fundit dhe e majta shqiptare po bëhet gjithnjë e më e copëzuar”, tha ai. Deputeti laburist Den Mac Shane ish-ministër shteti për Europën ka sjellë si shembull analog rastin e ish-kandidatit për president të SHBA për ta krahasuar me Ramën. “Më duket sikur po dëgjoja ish presidentin Al Gore, kur ankohej për republikanët dhe Bushin. Ne e dimë të gjithë, që ankesat e tij nuk gjetën mbështetje. Bojkoti nuk është mënyra me të cilën punohet në Europë, duke kundërshtuar rezultatin dhe mos pranuar humbjen. Rama është tepër kontradiktor kur thotë se e pranoj rezultatin, por nuk hyj në parlament”, tha Mac Shane i cili vlerësoi qëndrimin e Blushit dhe Islamit dhe i bëri thirrje t’i jepet fund bojkotit dhe socialistët të kthehen në parlament. Ai tha se nëse Rama është kaq i zoti të hyjë në garën e ardhshme dhe të fitojë, sikur se bëri dhe Berisha pas 8 vjetësh në opozitë. Ndërkohë deputeti estonez Saar Indrek, vëzhgues i asamblesë parlamentare të KiE në zgjedhjet e 28 qershorit ka deklaruar se vlerësimi për numërimin e keq ose shumë të keq në 13 e qendrave të numërimit, nuk është i saktë. “Vlerësimi për numërimin e keq dhe shumë të keq në 1/3 qendrave të numërimit nuk është i saktë, pasi është verifikuar se kjo ka patur të bëjë me gabime burokratike, por jo me numërimin e votës. Partia Socialiste nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje pas atyre parlamentare”, u shpreh ai. Qëndrimin e ashpër që socialistët europianë kanë mbajtur në lidhje me bojkotin e Partisë Socialiste Shqiptare e ka konfirmuar dhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, e cila është pjesë e delegacionit parlamentar në Asamblenë e Këshillit të Europës. “Sot grupi i deputetëve të ardhshëm të Partisë Socialiste i kryesur nga Dade, Balla dhe Ahmetaj, kanë patur një seancë dëgjimore nga ana e përfaqësuesve të socialistëve evropiane në Asamble. Mesa është informuar, qëndrimi i mbajtur nga socialistët kam qenë mjaft i rreptë. Kanë bërë thirrje për hyrjen në seancë kolegët britanik, polakë, të cilët kanë theksuar se bojkoti është një akt i rrezikshëm për vendin, ndërsa qëndrimi i socialistëve tërësisht kontradiktor, pasi nga njëra anë kërkon ngritjen e një komisioni për hetimin e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër nuk hyn në parlament. Ndërkaq pavarësisht qëndrimit kundërshtues të parlamentarëve socialistë, deputetja socialiste Arta Dade ka ripërsëritur qëndrimin e kryesocialistit Rama për të vijuar me bojkotin. Këtë Dade e ka konfirmuar dhe gjatë një komunikimi telefonik me TV Klan. Ajo la të kuptohet se do të hyjë në parlament për të bërë të vlefshëm mandatet dhe më pas do të vijojnë sërish bojkotin. Ndërkaq në mbledhjen e grupit socialist në Asamblenë Parlamentare të KiE u diskutua dhe për draft raportin për Shqipërinë dhe draft rezolutën, të cilat do të votohen sot pasdite në seancë plenare....