Bumçi: Aksioni i opozitës, të dëmtojë Shqipërinë në sytë e ndërkombëtarëve

Deputeti demokrat reagon pas letrës së PS-së drejtuar KE-së, për të ndërprerë kredencialet e delegacionit shqiptar në punimet e Asamblesë. Gjithashtu Bumçi i referohet edhe interpretimit kushtetues për mandatet e opozitës. Sipas tij, Kushtetua flet qartë për ndërprerjen e mandateve që në momentin kur deputeti refuzon të bëjë betimin në parlament.Partia Demokratike dënon aktin e paprecedentë të eksponentëve të opozitës shqiptare, të cilët me anë të një kërkese drejtuar Këshillit të Evropës, kërkuan ndërprerjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar. Deputeti dhe kryetari i PD-së për Tiranën, Aldo Bumci u shpreh se një aksion i tillë politik i opozitës, ka si synim të dëmtojë imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve. “Letra është një aksion politik i turpshëm i Partisë Socialiste që, synon të cenojë imazhin e Shqipërisë. Kërkesa ishte një mashtrim që i bëhet Këshillit të Evropës nga një nga partitë më të mëdha në vend”- u shpreh Bumci. Duke iu referuar zhvillimeve të brendshme politike, lidhur me pretendimet e opozitës se nuk ka asnjë mundësi për djegien e mandateve, deputeti Aldo Bumci dekaroi se Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë se nëse deputetët nuk betohen në Parlament atyre iu hiqet mandati. Sipas tij, bojkoti është i papranueshëm nga këndvështrimi i Kushtetutës dhe i demokracisë së vendit. Ndërkohë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmërinë e paktit me greqinë Bumçi theksoi se mazhoranca do të respektojë vendimin e gjykatës duke shtuar se ky vendim tregon edhe njëherë se gjykata është e lirë dhe e pavarur. Reagimi i deputetitn vjen pas publikimeve ne media se Gjykata Kushtetuese ka vendosur anullimin e marrëveshjes së kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Bumci u shpreh se do të respektohen në detaje të gjitha pretendimet e GJK, ndërsa nuk do të mungojnë edhe sugjerimet e ekspertëve....