Kreditimi per bujqesine

Ministria e Bujqësisë është duke mbështetur fërmerët vendas, me qëllim shtimin e prodhimeve bujqësore në vend. Zëvendësminsitri i Bujqësisë, Ndoc Fasllia pohon për “ABC News”, se tashmë bizneset po orientohen gjithmonë e më shumë në investime të reja në këtë sektor dhe si rrjedhojë, sipas tij, shtrohet e nevojshme mbështetja e tyre përmes buxhetit të shtetiti. Zoti Fasllia bën të ditur se në vitet fundit, dikasteri I bujqësisë ka mbështetur fermerët edhe përmes kreditimit të zbutur apo subvencionimit të nismës së këtyre kredive, me qëllim ngritjen e ambienteve frigoriferike.
Mbështetja që po i jep ministria e Financave sektorit të bujqësisë është e përqendruar kryesisht në mbjelljen e sipërfaqeve të reja si dhe në subvencionimin e projekteve në këtë fushë.