E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti 2012, pa kamp veror në Utoja

Sulmi në ishullin Utoja, ende ka efektet negative. Krahu i të rinjve i Partisë së Punës së Norvegjisë, ka hequr dorë nga kampi tradicional veror në Utoja, në të cilin vitin e kaluar u qëlluan për vdekje 69 njerëz.

Lideri i të rinjve, Eskil Pederson, ka deklaruar se organizata do të mbajë mbledhje për viktimat në përvjetorin e masakrës më 22 korrik. Tradita e kampit veror që daton që nga viti 1950, do të vazhdojë në të ardhmen.

Ekstremisti i krahut të djathtë, Anders Behring Breivik, ka pranuar se ka kryer masakrën në Utoja, sikurse edhe shpërthimet ne Osllo, nga të cilat vdiqën tetë njerëz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›