Oksford, konferencë për kurimin e homoseksualizmit
Një konferencë e paralajmëruar nga universiteti i Oxford-it është kundërshtuar nga studentët, lektorët dhe mbrojtësit e të drejtave të homoseksualëve.
Konferenca bënte fjalë për një zbulimin e një kure për shërimin e homoseksualizmit dhe ishte parashikuar të mbahej nga një grup kristianësh.
Ky grup, i cili e konsideron homoseksualitetin mëkat, thotë se me një terapi korrekte kjo sëmundje mund të shërohet. Organizatat për të drejtat e gejve thonë se ky grup po përhap homofobinë.
Universiteti ka reaguar duke thënë se nuk do ishte e këndshme ndalimi i kësaj konference por ka pranuar se mund të rishikojë politikat për rezervimin e konferencave të ngjashme.