Godo pranon mangësitë në shëndetësi
Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, pranon publikisht mangësitë dhe vështirësitë nëpër spitale e qendra shëdetësore. Duke tërhequr kritikat mbi vehten, numri një i shëndetësisë, deklaron se 2008-a ka qenë një vit i vështirë për pacientët, të cilët kanë blerë çdo shërbim deri dhe ilacet nëpër spitalet publike, shumë herë për shkak të korrupsionit.
Duke bërë një përmbledhje të punës për vitin që lamë pas, Godo ka përmendur edhe arritjen në drejtim të hartimit të ligjeve të reja dhe disa draft-strategjive.