E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajlandë,zjarr në lokal vdesin 59 persona

Të paktën 59 tajlandezë kanë humbur jetën, dhe mbi 1000 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri në ambientet e një lokali nate ku festohej nata gala e ndërrimit të viteve. Lajmi i cili prishi atmoferën festive të ndërrimit të viteve u bë I ditur nga skuadrat e shëpëtimit dhe forcat vendase të policisë. "Ne ishim duke kërcyer kur papritur u shfaqën flakët gjigande. Me njëherë ne u nisëm të dalim jashtë' tha për Reuters një prej atyre që mundën tu shpëtojnë flakëve të zjarrit. Autoritetet nxorrën dhjetëra trupa të cilët kishin ishin të rrëzuar nën dyshemenë e lokalit. Shumica e trupave u arrit të nxirren përpara se flakët të përfshinin të gjithë godinën. Sipas informacioneve në ambientet e lokalit të natës ku po festohej nata e ndërrimit të viteve ndodheshin mbi 40 persona. Zëvendës shefi i policisë së Thong Lor, Thanat Wongsanga tha se shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta por mediat lokalë raportojnë se shkaku i flakëve që përfshinë lokalin e natës ishte një defekt në rrjetin elektrik. Mospërputhje ka edhe për numrin e viktimave. Kështu sipas mediave të ndryshme tajlandeze numri i viktimave raportohet të jetë nga 55 deri në 59 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›