Dimri i sivjetshëm konsiderohet më i ngrohti i 8 viteve
Dimri i sivjetshëm është konsideruar, më i ngorhti i 8 viteve të fundit. Qendrat studimore meterologe, kanë analizuar të dhënat e motit për dhjetë vjeçarin e fundit, dhe rezultati tregon se dhjetori dhe parashikimet për janar shkurtin, dëshmojnë se ky është dimri më i ngrohtë në këtë hark kohor. Për këtë stinë temperatura mesatare rezulton mesatarisht 2 gradë më e lartë, krahasuar me dy dimrat e fundit. Por,nga ana tjetër, mesatarja e rreshjeve, të rregjistruara është dyfish më e lartë. Parashikimi i Qendrës Meteoalb, tregon se edhe janar shkurti do të jenë dy muaj relativisht të ngrohtë. Temperaturat do të jenë pak më të larta se mesatarja e dimrave të shkuar. Rreshjet, ato do të jenë të bollshme, madje mbi normën e rregjistruar në vitet e fundit. E pavarësisht kësaj, ky dimër nuk i përjashton ditët e ftohta. Fillimi I vitit të ri parashikohet me vlera nën zero, thuajse në të gjithë territorin e vendit tonë. Por, përgjithësisht kjo stinë e ftohtë do të jetë sivjet në parametrat e një dimri mesdhetar, të skurtër, të ftohtë dhe të lagësht.