E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri, dhuratat e momentit të fundit

Një parfum për të dashurin e zemrës, një krem anti rrudhë për nënën, njëc portofol për motrën apo vëllain. Çdo vit duket se përsëritet e njëjta histori. Nuk je i sigurt se cila është dhurata e duhur për të afërmit dhe miqtë. Është e vërtetë se mendimi vlen më shumë se çmimi i dhuratës, megjithatë një dhuratë që nuk do të përdoret kurrë është në shpenzim i gabuar. Për të mos gabuar, blini në kohë, mos prisni momentet e fundit, sidomos kur lista është e gjatë. Nëse nuk keni mundur të dilni për të parë diçka, mund t’u sugjerojmë diçka të vlefshme.

Lule
Tradicionalisht lulet janë një ide gjeniale dhe origjinale për vitin e ri. Kujdesuni të dini preferencat e personit që do t’ia dhuroni dhe një tjetër këshillë do të ishte që ato të jenë të freskëta. Një buqetë e zgjedhur me kujdes do të linte përshtypje të mirë të çdokush që i adhuron ato. Lulet me të preferuara për festën e vitit të ri janë: orkidet, tulipanët dhe karafilat e bardhë. Ju mund të blini edhe lule në vazo për nënën apo gjyshen tuaj, me dekorime festive dhe petale të kuqe.
Objekte arti
Zgjidhni një libër për shoqen tuaj, sepse ajo pëlqen të lexojë. Një libër best seller do t’i bënte përshtypje patjetër nëse e dini se cila është tematika e saj e preferuar. Një tjetër ide janë edhe stilolapsat e shtrenjtë me punime argjendi apo korniza fotografish me përmasa më mëdha. Për fëmijë zgjidhni materiale për të ngjyrosur apo ndonjë instrument muzikor.
CD apo video
Një ide e mrekullueshme për dhuratë është patjetër një CD me këngët më të bukura të momentit apo perlat e muzikës ndër vite. Edhe në këtë rast duket të dini preferencat e personit që do t’i bëni dhuratën.
Parfum
E natyrisht një aromë e mrekullueshme për t’iu përshtatur atmosferës së festave nuk mund të refuzohet kurrsesi. Kjo dhuratë do të ishte ideale për partnerin tuaj, apo për miken më të ngushtë. Parfumet më të preferuara për këtë stinë do të ishin: Armani Code, Dolce&Gabanna, Riçi Riçi, Black Orchid etj.
Bizhuteri
Për ata që pëlqejnë të mbajnë bizhuteri mos nguroni të zgjidhni diçka interesante për festën e fundvitit. Ndër dhuratat më interesante përmendim: unazat, byzylykët, varëset apo një orë e cila jo domosdoshmërisht duhet të kushtojë shtrenjtë.

Kryeqytetet luksoze për të pritur Vitin e Ri

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe pavarësisht konbësisë dhe besimit, të gjithë njerëzit preferojnë të ndajnë së bashku çastet magjike të qiellit vezullues me fishekzjarre. Shumë njerëz preferojnë të festojnë në shtëpitë e tyre me familjarët, të tjerë preferojnë të udhëtojnë. Dikush preferon resortet me ski dhe borë, dikush ishujt ekzotikë, dikush një qytet modern në shoqërinë e njerëzve që festojnë dhe gëzojnë në sheshe madhështore. KY është momenti magjik kur qyetet në mbarë botën, bëhen më të gjatë për të pritur me festime vizitorët e rinj. Ja se cilat janë qendrat më të preferuara për të pritur natën e madhe të Vitit të Ri.

Tokio
Nëse doni që viti i ri të vijë më shpejt, atëherë shkoni në Tokio, ku festimet fillojnë në datën 29 dhjetor. Këtu mund të përjetoni një festë të zgjatur, pasi festimet përfundojnë më 4 janar. Qyteti shkëlqen nga fishekzjarret, kërcimet dhe këngët. Gatimi tradicional në këtë qytet është Toshikoshi Soba.

Sidnej
Për të qenë nga të parët që përjetojnë Vitin e Ri mund të vizitoni Sidnejn. Fishekzjarret dhe muzika festive do t’ju shoqërojnë në çdo moment. Vendi më surprizues është patjetër porti Sydney Harbour. Miliona njerëz mblidhen për të pritur së bashku Vitin e Ri me muzikë dhe pije pa fund.

Barcelona

Mirë se vini në Vitin e Ri të stilit spanjoll! Kjo natë e qujtur “Noche Vieja in Barcelona” starton me vallëzimin e salsës, flamengos dhe grupeve të rokut. Një javë rresht njerëzit dain në rrugë dhe përshëndeten për të uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Ju mund të qëndroni në Barcelonë deri në datën 5 Janar, më pas keni mundësinë të merrni pjesë në Cabalgata de los Reyes Magos (parada e tri mbretërve).

26 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›