Korete, apeli i tyre
Koreja e Veriut bëri thirrje për dhënien fund të konfrontimit dhe theksoi nevojën për dialog me Jugun në një editorial të botuar në 1 janar nga gazetat zyrtare.
Koreja zyrtare sipas Agjencise se lajmeve KCNA dhe TV shteteror KRT ka realizuar nje editorial të përbashkët në tre gazetat zyrtare kryesore duke thënë se ballafaqimi midis Veriut dhe Jugut duhet te perfundojne sa më shpejt të jetë e mundur.
“Duhen bere përpjekje reale për të krijuar një atmosferë te dialogut midis Veriut dhe Jugut, duke vendosur interesat e përbashkëta të kombit mbi çdo gjë tjetër”, thuhej ne editorial.
Por Koreja e Veriut nuk arriti të bëjë ndonjë ofertë për bisedime të detajuara .
Në Seul, presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-Bak përdori mesazhin e tij per Vitit e Ri ndaj kombit për të shprehur besimin se paqja do të vinte në gadishull.
“Në Vitin e Ri 2011, unë jam i bindur se ne do të jemi në gjendje të vendosin paqen në Gadishullin Korean dhe do vazhdojnë rritjen ekonomike të qëndrueshme”, tha ai.
Tensionet ndërmjet Koreve kanë arritur nivelet më të larta kur Veriu sulmoi një ishull në Jug duke vrarë katër persona.