E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i fundit, në Juventus

Ky sezon do të jetë i fundit për Alessandro Del Pieron në fanellën e Juventusit. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Bianconerëve, Andrea Agnelli, gjatë hapjes së asamblesë së aksionarëve të klubit.

“Lidhja e vetme ndërmjet Juventusit të vjetër dhe atij të ri është kapiteni ynë, Alessandro Del Piero. Ai dëshironte të qëndronte me ne edhe për një vit, dhe ky do të jetë sezoni i fundit që ai do ta veshë fanellën bardhezi”, deklaroi Agnelli.

36-vjeçari është pjesë e ‘Zonjës së Vjetër’ që nga viti 1993, kur arrinte nga Padova. Del Piero fitoi pothuajse gjithçka në karrierë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›