E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja librat e fundit nëpër libraritë e kryeqytetit

Librat më të fundit nëpër libraritë e kryeqytetit japin një gamë të gjërë zgjedhjesh për lexusin shqiptar. Duke filluar që me një libër nga autorë japonez që ka shënjuar fort në tregun e librit botëror Juniçiro Tanizaki me librin "Çelësi", i cili tregon histori rozë, mbi jetën seksuale të një çift aziatik. Më tej libri vazhdon një analizë të hollë mbi sekretet bashkëshortore pas martese. Një libër tjetër interesant vjen nga Gertrud Stein me titull Pikaso, që fal për lexuesin shqiptar një stilt ë ri të lëvrimit të letërsisë moderne. E për të vazhduar më tej me autorin Albertron Kamiso, që vjen me një titull joshës siç është "Njeriu që shiti hijen", që kalon përmes një kullimi idesh mbi jetën dhe një sërë sprovash të tjera. Po ashtu një titull me vlera, ose best seller, siç është cilësuar edhe nga gazeta amerikane Nju Jork Tajms, vjen libri me titull Intelektualët e shkrimtarit Pol Xhonson, i cili mjeshtërisht bën një panoramim të jetës së personazhet që kanë shënjuar fort në historinë e njerëzimit, flet për veset, për historitë personale të shumë personave që janë të njohur në të gjithë botën, si politikanë, artistë e të tjerë si këto. Dhe qershia mbi tortë, që ka bërë një numër record shitjesh vjen libri me titullin mistik Kodet Magjike nga Tekse Mars. Ky autor ka një meritë të veçantë, pasi me anë të hulumtimeve dhe punës sistematike e kqërkimore ka nxjerrë në këtë libër të gjithë të fshehtat dhe mesazhet e organizatave që kanë sunduar botën. Libri vjen me një sërë ilustrimesh të kodeve dhe urdhëresave të bëra në gjithë historinë e njerëzimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›