Ancelotti kërkon nga Çelsi të mbajë formën
Trajneri i Çelsit Karlo Ancelotti, ka kërkuar nga ekipi i tij që të mbajë formën momentale duke shijuar një fillim të përsosur të sezonit të ri.
Blutë kanë fituar katër ndeshje në katër takimet e para në Premier Ligën duke kryesuar në tabelë me pikë të barabarta me Tottenhamin.
"Kemi dëshmuar se mund të adaptohemi në sisteme dhe forma të ndryshme me lëvizje inteligjente dhe jam i kënaqur që lojtarët e mi sulmues kanë treguar se mund të lëvizin nëpër fushë pavarësisht sistemit të lojës që luajmë". "Jam i lumtur sepse treguam lojë të mirë në fushë. Duhet ta ruajmë këtë moment", është shprehur ish-trajneri i Milanit.