E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo propozon ligjin për Profesionet e Rregulluara, studentët provim shtetëror pas diplomimit

Tiranë, 28 gusht NOA - Zëvendëskryeministri Genc Pollo ka propozua ligjin për Profesionet e Rregulluara ndërsa ka qenë edhe kryetar i grupit ndërministror që u mor me përgatitjen e këtij dokumenti.

Ligji përmbush një nevojë të brendshme të shoqërisë shqiptare të ndjerë prej kohësh dhe të vënë në dukje me zë të lartë prej shumë kohësh atë të cilësisë së profesionistëve . Thelbi i këtij ligji është Provimi i Shtetit, pra mund të marrësh diplomën në Universitet, por me këtë vetëm të çelet rruga drejt ushtrimit të profesionit si titullar.

Provimi i Shtetit organizohet nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me ministrinë e linjës p.sh. me Ministrinë e Shëndetësisë për mjekët e farmacistët

Por, gjithsesi, anëtarët e KOMKOV ( Komisioni Kombëtar i Vlerësimit) janë profesorë universitare të fushës përkatëse. Në këtë mënyrë Shteti del garant për aftësitë e njohuritë të atij që do të jetë mjek, dentist, infermier, farmacist, inxhinier etj. Pra, cilado të ketë qenë cilësia e diplomës, është diplomë e lëshuar në Tiranë apo jashtë kryeqytetit, në universitet publik apo privat, tashmë filtri është unik për të gjithë vendin dhe quhet Provim i Shtetit deklaroi Pollo.

Sipas tij, kusht tjetër për të ushtruar profesionin është një praktikë profesionale që mund të zgjasë gjashtë muaj deri në tre vjet.

Por, kjo vepron jo për të gjitha diplomat, por vetëm për ato që prekin sigurinë dhe shëndetin publik.

Në projektligj janë parashikuar dhjetë profesione të rregulluara. Në vende të pasura të BE,  kjo listë shkon mbi 100. Por, ka vende në botë, me po atë shkallë zhvillimi si Shqipëria, ku listohet 50 deri 70 profesione të rregulluara.

Gjithashtu, pas këtij ligji, hapet rruga për reformimin e Urdhrave Profesionale, të cilët kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe deri tani,  përgjithësisht, nuk e kanë përmbushur. Regjistrimi në Urdhrin Profesional është hapi i fundit që duhet të kryejë profesionisti ( pasi ka bërë praktikën profesionale dhe ka kaluar me sukses në Provimin e Shtetit ) për të mundur të ushtrojë ligjërisht  profesionin e tij tha më tej Pollo.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›