Topi takim ne Nju Jork me Papandreun
Presidenti Topi eshte ne krye te delegacionit dhe shoqerohet ne Nju Jork nga drejtori i kabinetit Dashamir Xhaxhiu keshilltarja per integrimin Merita Sheqi dhe shefi i protokollit Enkes Shundi. Kreu i shtetit do te marre pjese ne sesionin e 65 te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara.
Ne kuader te punimeve te kesaj Asambleje Presidenti i Republikes do te mbaje nje fjalim ne prani te kryetareve te shteteve dhe personaliteteve te larta te politikes boterore pjesemarrese ne sesionin e 65 te AP-se. Po ashtu kryetari i shtetit do te marre pjese ne dreken zyrtare te shtruar nga sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki-Mun per nder te kryetareve te delegacioneve si dhe pritet te zhvilloje takime pune me Presidentin e Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu dhe me Kryeministrin e Republikes se Greqise Jorgo Papandreu.
Ne mbyllje te debatit te pergjithshem te Asamblese Parlamentare te OKB-se sesioni i 65 Presidenti Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi do te marrin pjese ne pritjen zyrtare qe Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zonja e Pare e SHBA-se Mishel Obama organizojne per nder te kryetareve te delegacioneve pjesemarrese ne kete Asamble dhe bashkeshorteve te tyre.
Axhenda e qendrimit te Presidentit Topi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes parashikon nje vizite ne Micigan ku do te marre pjese ne nje ceremoni te posacme ne shenje nderimi ne monumentin e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu dhe ne Monumentin e Nene Terezes. Gjate kesaj vizite Presidenti Topi do te takohet edhe me perfaqesuesit e te gjitha komuniteteve fetare dhe shoqatave shqiptare atje ne Micigan si dhe do te vizitoje Qendren Islamike Shqiptare.