E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i parave qeveria i merr atribute prokurorise

Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit te Parave dhe policia gjyqesore merr atributet e prokurorise e policise gjyqesore per te hetuar ceshtjet e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit.

Keshilli i Ministrave ka marre nismen per ngritjen e krijimit te njesise se hetimit e cila do te funksionoje si strukture e specializuar hetimi ne perberje te autoritetit pergjegjes. Kjo njesi do te kete per detyre te kerkoje pastroje kap dhe konfiskoje te gjitha produktet e krimit dhe financimet e terrorizmit duke krijuar nje baze te dhenash unike per identifikimin e numrit te llogarive te personave fizik dhe juridik.

Kjo njesi do te jete nen varesine e Keshillit te Ministrave. Qeveria ka marre parasysh edhe kerkesat e Shoqates Kombetare te Bankave te Shqiperise e cila ka kerkuar qe diapazoni i gjobave te jete i percaktuar ne vlera minimale dhe maksimale pasi nje gje e tille e ben me te lehte perllogaritjen e gjobes.

Keshilli i Ministrave ka protokolluar me 6 shtator 2010 ne Kuvend projektligjin dhe relacionin e ligjit Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizmit. Ligji do te diskutohet ne komisionet parlamentare dhe do te kaloje me pas ne Parlament per votim. Ne relacionin e qeverise citohet se nisur nga fakti se gjate dy viteve te fundit eshte rritur ndjeshem numri i rasteve te referuara ne polici e prokurori dhe keto te fundit nuk po i pergjigjen me po te njejtin ritem kesaj rritje u pa e domosdoshme qe ne atributet e autoritetit pergjegjes konkretisht DPPPP-se te perfshihen edhe atributet e policise gjyqesore per te hetuar ceshtjet me komplekse te pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit.

Me ane te ketij drafti qeveria synon te perafroje legjislacionin shqiptar me ate te Bashkimit Europian. Duke qene se Shqiperia ndodhet aktualisht ne procesin e marrjes se statusit per kandidat potencial ne Bashkimin Europian u pa i nevojshem perafrimi i metejshem i legjislacionit per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit me acquis communautaire.

Subjektet qe dyshojne se prona eshte produkt i vepres penale ose ka per qellim te perdoret per financimin e terrorizmit menjehere brenda periudhes se percaktuar ne aktet nenligjore ne zbatim te ketij ligji i paraqesin nje raport autoritetit pergjegjes ku parashtrojne dyshimet qe kane. Kur subjektit te cilit i kerkohet nga klienti te kryeje nje transaksion ka dyshime se transaksioni mund te perfshije pastrim parash ose financim terrorizmi ai duhet tia raportoje menjehere ceshtjen autoritetit pergjegjes dhe te kerkoje udhezime nese duhet ta kryeje apo jo transaksionin.

Autoriteti pergjegjes eshte i detyruar te ktheje pergjigje brenda 48 oreve. Subjekteve u kerkohet ti raportojne autoritetit pergjegjes sipas afateve te percaktuara ne aktet nenligjore ne zbatim te ketij ligji per te gjitha transaksionet ne para fizike ne nje vlere te barabarte ose me te madhe se 1.5 milione leke dhe per te gjitha transaksionet jo ne para fizike ne nje shume te barabarte ne vlere me ose me te madhe se 6 milione leke. Per te gjitha subjektet apo individet qe thyejne rregullat e percaktuar me vendim qeverie sanksionet do te variojne nga 300 mije leke deri ne 5 milione leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›