Viti i ri akademik politikanet urojne studentet

Presidenti Bamir Topi ka qene i pranishem dje ne Universitetin Bujqesor te Tiranes universitet me te cilin e lidh e shkuara e tij si student ne Fakultetin e Mjekesise Veterinare.
Gjate fjales se tij pershendetese Presidenti theksoi se ka ardhur koha qe te rinjte te studiojne ne profesione qe iu vlejne dhe qe kerkohen nga tregu i punes pasi koha ka treguar se ata po orientohen gabim. Shume prinder ndoshta nuk e kane formimin per te orientuar femijet e tyre. Mjaft universitete krahas atyre publike natyrisht kane qellimin e tyre te madh per te formuar studente por kane edhe interesin e tyre privat.
Keshtu qe sot eshte bere me se e nevojshme qe prinderit studentet te dine te orientohen sakte ne profesione te cilat nuk jane brenda viteve te studimit akademik por jane profesione qe do te projektohen per te ardhmen - tha Presidenti duke u shprehur se do te mbeshtese ndertimin e kampusit te ri universitar i cili do ti jape nje tjeter dimension arsimit.
Ndersa Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur ti pershendese studentet per kete fillim viti nga Akademia e Arteve.
Ndonese nje jave me pare kabineti qe ai drejton vendosi shkurtimin e buxhetit per arsimin e larte Kryeministri theksoi se do te mbeshtese financimin e universiteteve dhe do te kerkoje qe te zbatohen standardet e OECD-se.
Per here te pare ne gjithe historine kete vit ne bankat e shkollave te larta ulen 70 per qind e atyre qe mbaruan maturen universitetet i konsiderojme shtreterit e mendimit intelektual te kombit ndaj edhe nuk do te nguroj qe ti mbeshtesim ato me te gjitha mjetet financiare - tha Berisha.
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka vizituar ambientet e Fakultetit Juridik ku dhe ka pershendetur mijera te rinj per fillimin e vitit te ri akademik. Ne institucionet publike te arsimit te larte per vitin akademik 2010-2011 do te studiojne rreth 40000 studente te rinj ne te dy nivelet Bachelor dhe Master.
Ne programet Bachelor jane regjistruar rreth 21000 studente te rinj me kohe te plote ne 181 dege dhe profile studimi. Sipas ministrit Tafaj qeveria ka planifikuar rreth 8130 kuota per studentet qe deshirojne te ndjekin studimet Bachelor me kohe te pjesshme per vitin akademik 2010-2011.