E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri akademik premtime per kampusin universitar

Në të gjithë vendin është celur viti i ri akademik, 2011-2012. Rreth 23 mijë  studentë kanë hyrë për herë të parë në auditorët universitarë, ndërkohë që sistemi me kohë të plotë në tre ciklet e studimit përfshin rreth 52 mijë studentë. Universiteti i Tiranës ka organizuar një ceremoni të vecantë ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë, Lulëzim Basha. Kampusi i ri universitar dhe një fond i vecantë në buxhetin bashkiak për praktikën e studentëve, kanë qenë disa nga premtimet e kryebashkiakut Basha.

• 'Hiqni stazhin', protestë te Ekonomiku

"Ne jemi në rrugë të mbarë për të përfunduar një nga premtimet e mia kryesore, kartën bashkiake të studentit për cdo student të universitetit të Tiranës dhe të gjithë universiteteve të cilat rezidojnë në këtë qytet. Një nga ngjyrat me të rëndësishme urbanisitike do të jetë ngjyra e kampuseve dhe korpuseve të reja universitare në qytetin e Tiranës. Në buxhetin e vitit 2012 unë kam për qëllim ti paraqes këshillit bashkiak të Tiranës një buxhet prej jo më pak se 1 mln euro për programin e stazheve për të gjithë studentët që jetojnë në Tiranë",tha kryebashkiaku Lulëzim Basha.
 
Rektori i Universitetit të Tiranës, së bashku me dekanët e këtij institucioni, kanë mbështetur idenë, duke u shprehur se kjo do të ishte e vetmja zgjidhje, për të përmbushur mangësitë me auditorë që sot kanë fakultetet. "Godina e ish NPV-së është bërë pronë e universitetit të Tiranës. Pra, na është shtuar një ambient dhe zgjidhja përfundimtare do të jetë ajo e kampusit që do ndërtohet këtu pranë nesh", tha Dhori Kule, rektor i universitetit të Tiranës. Fakulteteve të Universiteteve, në ditët në vijim pritet që t’u shtohen edhe më shumë studentë të rinj. Numri përfundimtar i pranimeve do të mësohet pas plotësimit të 2000 mijë kuota të mbetuara bosh, në të gjithë vendin.

Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e hënë , 10 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›