Korce grindje banale ne disko plagosen 4 persona
Një grindje banale mes dy grupe te rinjsh ne një disko të Korçës ka përfunduar me plagosjen e katër personave; dy prej të cilëve me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me sende të forta. Mes të plagosurve është edhe oficeri dhe specialisti i trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë së Policisë Altin Fishka. Ky i fundit është dëmtuar rëndë nga një plumb që e ka prekur në gju dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korcës, është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
"Nga seksioni kundër krimeve ndaj personit në drejtorinë e policisë së qarkut Korcë është bërë arrestimi në flagrancë ndaj shtetasve Daniel Muhameti, 22 vjec dhe shtetasi me iniciale N.K 15 vjec. Mesnatën e ditës së djeshme së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim me iniciale A.K, 19 vjec janë konfliktuar për motive të dobta me shtetasit N.Samara, 24 vjec, D. Metko, 24 vjec dhe E. Shehu 23 vjec ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi N.Samara dhe janë plagosur me sende të forta shtetasit e tjerë, D. Metko dhe E. Shehu", tha Eftiola Kacorri, zëdhënëse e shtypit e Drejtoridsë së Policisë të Qarkut të Korçës.
Për këtë ngjarje ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë edhe për pronarin e diskos Olger Buleçin, 33 vjec, nën akuzën e “Moskallzimit të krimit”. Ai nuk ka dhënë shpjegime për policinë edhe pse ngjarja ka ndodhur në praninë e tij.
Jorgjeta Gjanci