Daçiç: Serbia nuk do të rrëzohet edhe nëse mbetet pa Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç vlerësoi se Serbia nuk do të rrëzohet edhe nëse mbetet pa Kosovën.
Në pyetjen se cila është më e rëndësishme, Bashkimi Evropian apo Kosova, Daçiç në një intervistë për gazetën “Kurir” tha se më e rëndësishmja është Serbia.
“Ne do antarësohemi në Bashkimin Evropian vetëm nëse është në interesin tonë. Edhe nëse mbetemi pa Kosovën, Serbia nuk do të rrëzohet. Kjo ka ndodhur në historinë serbe, ky fanatizëm dhe kjo dashuri për Evropën, ose ky mazohizëm se nuk mund të jetojmë pa Kosovën apo pa Republikën Serbe”, ka thënë Daçiç.