E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia ka frikë nga ndërhyrja në veri të Kosovës

Qeveria serbe ka ftuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n që të ndalojnë pushtetin në Prishtinë “që të përdorë dhunë në veri të Kosovës”, pasi më 15 shtator skadon marrëveshje me KFOR-in për kufijtë e veriut.
 

“Deklarata e masave të njëanshme të dhunës paraqet kërcënim për sigurinë e tërë rajonit dhe rrezikon vazhdimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura që janë neutrale në aspektin e statusit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Serbisë, e cila transmetohet nga agjensia Beta.
 

"Përgjegjësia për pasojat e përdorimit eventual të masave të njëanshme e të dhunshme i mban Prishtina dhe institucionet ndërkombëtare që kanë mandat për të ofruar paqe dhe siguri në Kosovë" thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›