Viti i ri shkollor, dezinfektohen shkollat në Himarë

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, bashkia e Himarës ka nisur një fushatë të gjerë pastrimi dhe dezinfektimi të shkollave.
Kreu i bashkisë, Vangjel Tavo njoftoi se, përveç pastrimit të ambienteve të brendshme dhe të jashtme, po kryhet edhe dezinfektimi i plotë i shkollave për të eliminuar insektet dhe zvarranikët që mund të shkaktojnë shqetësime për fëmijët.
Procesi ka përfunduar në shkollën “Spiro Gjiknuri” dhe do të vijojë në të gjitha shkollat e tjera të qytetit. Bashkia synon të sigurojë kushte sa më komode dhe të sigurta për nxënësit.
“Po bëjmë gjithçka për të garantuar një mjedis të pastër dhe të sigurt për fëmijët tanë”, tha kreu i bashkisë.
/a.f//r.e/