E Enjte, 5 Nëntor 2026

Viti i ri shkollor, mësimi në klasa, Guga: “Mësimi online vetëm në rastet e përkeqësimit të situates”

Mësimi plotësues përmbyllet këtë javë për të nisur të hënën e ardhshme më 27 shtator vitin e ri shkollor. Zv.Ministrja e  Arsimit Nina Guga e ftuar në studion e lajmeve RTSH 24 ka sqaruar se mësimi do të nisë fizikisht në institucionet arsimore, duke zbatuar të gjitha protokollet e sigurisë. Skenarët e tjerë si ai i  mësimit në distancë është shprehur zv ministrja do të vihen në zbatim vetëm nëse do të kemi një përkeqësim të situatës si pasojë e pandemisë  covid -19. 
Për sa i takon vaksinimit të mësuesve Guga tha se ky proces do të përmbyllet me të dyja doza në fund të muajit dhjetor.

Procesi i shpërndarjes së librave ka përfunduar në të gjitha shkollat, ndërsa në fillim të javës së ardhshme ato të publikojnë planin e detajuar, për ndarjen e nxënësve në klasa  dhe mënyrën si do zhvillohet mësimi. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›