E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli po ndjek me vëmendje krizën politike në Maqedoni

Komisioni Evropian është duke ndjekur nga afër zhvillimet politike dhe tensionet brenda koalicionit qeveritar në Maqedoni.

Zyra e Eurokomisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle ka thënë se po ndjek me kujdes zhvillimet në Maqedoni dhe se shpreson që partitë politike të gjejnë zgjidhje për situatën.

"Kuptohet që po interesohemi dhe po ndjekim zhvillimet që po ndodhin në Maqedoni", deklaroi Majkëll Man, shefi i zyrës për informim të të evrokomisionerit për zgjerim në një deklaratë për agjencinë MIA.

Eurokomisioneri Fyle javën e ardhshme do të njihet për së afërmi me situatën politike në Maqedoni, me rastin e vizitës së presidentit Gjorgje Ivanov në Bruksel.

"Megjithatë shpresojmë se liderët politik do të gjejnë zgjidhje pozitive të problemit, që të jetë në interes të popullit dhe proceseve evrointegruese" thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›