Viti i sukseseve

Këngëtarja e re Dea Xhamajli pritet që të shënojë suksese të tjera në muzikë, pas këtij viti. Ajo sapo ka mbushur 17 vjet, ndërkaq tanimë ka fituar në festivalin “Kosovarja këndon”, i cili mbahet në Ferizaj.
Në këtë festival ajo është shpërblyer me vendin e tretë për muzikë argëtuese me këngën “Jeta nuk është lodër”, këngë kjo që është bërë nën udhëheqjen artistike të Shefqet Hoxhës – Shekit dhe Bendit të RTK-së.
Ndryshe, Dea është njëra prej këngëtarëve që gjatë vitit ka marrë pjesë edhe në festivale jashtë Kosovës.
Në Itali ajo ka marrë çmimin kryesor të festivalit “Mikrofoni i artë”, ndërkaq një çmim të tillë e ka marrë edhe në Hercegnovi të Malit të zi.
Këngëtarja është në shkollën e mesme Prenk Jakova, në degën e solo-këndimit me profesoreshë Lindita Hakaj.