E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitin e ardhshem mbi 1 miliard leke per ish-pronaret

Kjo u theksuar sot nga kreu i Drejtesise Bujar Nishani ne Komisionin parlamentar te Ligjeve ku ka prezantuar projektbuxheti per 2011 duke theksuar se do te kete rritje per kete ministri ne krahasim me vitin 2010. Nishani theksoi se fondet me te medha do te shkojne per sherbimet ndaj qytetareve.

Vemendje i eshte kushtuar tre institucioneve me ndjeshmeri te larte ne ofrimin e sherbimeve ndaj qytetareve si veprimtarise se Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ceshtjes se demshperblimit te ish- te perndjekurve politike si dhe investimeve ne institucionet penitenciare ka thene ai.

Kreu i Drejtesise paralajmeroi se me buxhetin e ri do te funksionojne edhe dy institucione te reja Komiteti per Dhenien e Ndihmes Juridike institucion qe ofron asistence ligjore per te miturit dhe shtresat ne nevoje dhe Agjencia e Falimentit.

Gjithashtu ai do te mbeshtese disa projekte te rendesishme si projektin per bllokimin e valeve celulare ne burgje qe i sherben ceshtjes se sigurise kombetare zhvillimin e sistemit online te menaxhimit te dosjeve ne Gjykatat dhe lidhjen e tij me nje sistem mirembajtjeje si dhe zhvillimit te sistemit elektronik te dosjeve permbarimore.

Duke detajuar disa nga zerat e projektbuxhetit ministri Nishani permendi fondet per ish- pronaret ne masen 600 milione leke si dhe buxhetin per kompensimin e pronareve nga ndertimet informale ne masen 1 miliarde e 400 milione leke te cilat do perdoren per kompensimin financiar te tyre.

2010-11-22 1516

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›