E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i keq me shi per gjithe javen

TIRANE-Perkeqesimi i kushteve atmosferike qe nisi mbremjen e se dieles do te vazhdoje dhe sot dhe per gjate gjithe javes ne vazhdim.

Parashikimi i motit ne BalkanWeb ben te ditur se ne vendin tone moti parashikohet te jete i paqendrueshem dhe reshje shirash nderkohe qe era do te vije duke u forcuar gjate dites se sotme.

Kjo situate mund te sjelle perkeqesim te kushteve te lundrimit per te gjitha mjetet vecanerisht ne pjesen e dyte te dites kur ererat do te jene me te fuqishme. Era do te kete drejtimin ne kuadratin Jug-Juglindje me shpejtesi nga 6-8 m/sek deri 10-12 m/sek ne afersi te bregut te detit. Temperaturat e ajrit do te arrijne vlerat maksimale ne 19-21 grade celcius dhe ato minimale ne 11-13 grade celcius.
Moti me shi dhe stuhi do te vazhdoje pergjate diteve ne vazhdim ndersa temperature do te shenojne renie me disa grade. Sot temperaturat ne Tirane shenuan 15 12 grade Celsius ndersa neser do shenojne zbritje me 2-3 grade. Te marten parashikohen gjithashtu reshje te dendura shiu te shoqeruara me erera te forta. Sipas parashikimit ne BalkanWeb reshjet e shiut do te vazhdojne edhe te Merkuren dhe te Enjten kurse temperaturat me 2 grade me te uleta se ditan e Marte.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›