E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik droge Panama-Shqiperi ne pranga 5 persona

TIRANE- Zbulohet linje e re e trafikut te kokaines nga Panamaja ne drejtim te Tiranes.

Momentalisht nuk behen te ditura detaje te tjera rreth operacionit por konfirmohet se pese persona jane arrestuar ne lidhje me kokainen e mberritur dje ne Tirane.
NEWS24 duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Krimeve te Renda ben te ditur se jane sekuestruar 1 kg kokaine ne kryeqytetin shqiptar dhe jane vene ne pranga 5 persona te dyshuar si prites te pakos me kokaine e cila ka mberritur ne Shqiperi nga Panamaja.

Mesohet se kokaina ka mberritur ne Tirane permes linjes ajrore. Nderkaq pritet nje konference per shtyp e Prokurorise se Krimeve te Renda.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›