E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkimet ekonomike shkencore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë seminarit për kërkimin shkencor ekonomik në Europën Juglindore, tha se sa më shumë që autoritetet po merren me problemet afatshkurtra, aq më shumë dalin në pah probleme të thella strukturore. Sipas kreut të Bankës Qendrore, sfida kryesore sot për vendet e Europës Juglindore është adoptimi i një mënyre të re të menduari ne ekonomi. Sipas eksperteve, kërkimi në ekonomi duhet të jetë i bashkërenduar për të veçuar burimet që disponon secili vend në arritjen e rezultateve sa më të larta. Konferenca e 6 rajonale që organizohet në Tiranë synon të rrisë nivelin e kërkimeve shkencore në ekonomi nga Banka e Shqipërisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›