Vitulli: Shqiperia, potenciale te jashtezakonshme zhvillimi Tom Thercaj
Interviste me drejtorin e Agjencise per Promovimin e Nderkombetarizimin e Ndermarrjeve Italiane (ICE), Francesco Vitulli: Inovacioni perfaqeson nje aspekt thelbesor te procesit te zhvillimit
Me krizen ekonomike e financiare globale qe perjetojme ditet e sotme, inovacioni perfaqeson nje aspekt thelbesor te procesit te zhvillimit te sipermarrjeve e te strukturave publike ne sferen e tregut te lire e te sherbimeve publike. Shtylla e inovacionit qendron ne kerkimin dhe perdorimin e teknologjive te avancuara. Por inovacioni nuk eshte vetem kaq: ai perfshin edhe konceptet e reja tregtare e te marketingut, te organizimit, te shperndarjes, si dhe te imazhit, qe synon te rrise nivelin e konkurrueshmerise. Pikerisht per kete qellim diten e hene 19 nentor do te organizohet nje veprimtari me pjesemarrjen e perfaqesuesve te botes se biznesit nga Italia e Shqiperia si dhe te institucioneve te rendesishme. Gjithashtu diten e marte, prane Qendres se Informimit te Bashkimit Europian ne Tirane do te vijoje nje tjeter veprimtari drejtuar funksionareve publike. Agjencia ICE ka si qellim te promovoje informacionin dhe te nxise modelin e bashkepunimit publik-privat ne fushen e politikave lidhur me inovacionin.
Keto veprimtari jane nje rikonfirmim i pjesemarrjes italiane ne projektet e zhvillimit te Shqiperise, te mbeshtetjes se standardizimit te vendit, te hapjes se tregut per investitoret e huaj e vecanerisht, ne kete rast, per ato italiane.
Shume i rendesishem ka qene kontributi italian qe ne fillimet e demokracise ne vend, i perforcuar me pranine institucionale me zyrat qeveritare me idene e "Sistemit Itali" dhe ndihmave konkrete per financimin e projekteve nepermjet Kooperacionit Italian.
Shqiperia eshte nje vend shume terheqes per investitoret. Ne vitet e fundit vendi ka arritur progrese te konsiderueshme drejt nje ekonomie tregu moderne dhe ende paraqet potenciale zhvillimi te jashtezakonshme. Megjithe ngadalesimit te rritjes ekonomike krahasuar me vitet 2000-2008, periudhe ne te cilen PBB regjistronte nje rritje vjetore prej rreth 6%, ne situaten e veshtire ne te cilen ndodhemi, Shqiperia vazhdon te shenoje nje rritje pozitive (+1.6% per vitin 2011 e sipas organizmave financiare nderkombetare 0.5% - 1.1% per vitin aktual).
Italia ka nje rol protagonisti ne Shqiperi, e cila perfaqeson tradicionalisht partnerin kryesor tregtar te ketij vendi (37% te shkembimeve tregtare te pergjithshme te Shqiperise me jashte, per nje vlere me te larte se 1.5 miliarde euro) dhe me nje kuote importi prej rreth 31% ne vitin 2011 ,ose 748 milione euro. Agjencia ICE eshte aktive ne Rajonin e Ballkanit me nje Rrjet Zyrash me te cilat percakton aktivitetet dhe nismat promocionale, si edhe ato te bashkepunimit ne mbeshtetje te nderkombetarizimit te sektorit privat italian. Kjo perqasje rajonale synon te krijoje nje kontekst te favorshem qe perfaqeson nje kusht te nevojshem nisjeje per zhvillimin e produkteve e sherbimeve italiane ne Ballkan, perfshire edhe Shqiperine. Afersia midis Italise dhe Shqiperise perfaqeson nje mundesi reale. Eshte pikerisht kjo mundesi qe e ben Italine investitorin e pare per numer te sipermarrjeve ne vend. Prania jone eshte e siguruar nga rreth 400 ndermarrje te vogla e te mesme aktive, kryesisht ne sektorin e manifaktures, te ndertimit dhe te sherbimeve, duke permendur gjithashtu edhe dy banka te rendesishme, si edhe disa grupe industriale te permasave te mesme e te medha.
Konkurrenca modeste kombetare qe karakterizon sektorin e manifaktures u jep mundesi sipermarrjeve te huaja te kene akses ne kete treg fitimprures, si ne aspektin e investimeve ashtu edhe ne ate te furnizimit te makinerive dhe lendeve te para, duke shfrytezuar edhe lidhjen e forte ekonomike dhe territoriale me vendet fqinje. Italia, fale pranise se vazhdueshme dhe te perhapur, njihet ne Shqiperi si bashkepunetore e privilegjuar ne tematikat e zhvillimit dhe, gjithnje e me shume, te integrimit evropian. Ky vend ka regjistruar rezultate pozitive te kenaqshme ne zbatimin e reformave politike dhe ekonomike, edhe pse nevojitet nje angazhim gjithnje e me i madh i Qeverise Shqiptare per pershtatjen me standardet evropiane ne aspektin e kritereve politike, ekonomike dhe aftesine per te marre persiper detyrimet qe sjell anetaresimi. Ndermarrja e masave te pershtatshme dhe reformave te rendesishme politike, ekonomike dhe sociale jane thelbesore per integrimin e saj ne UE. Investitoret presin qe Shqiperia te pershpejtoje dhe intensifikoje perpjekjet e saj ne kete drejtim, per te ngushtuar gersheren e ndryshimeve me vendet e tjera te Bashkimit Evropian.
"Inovacioni, aspekt thelbesor i procesit te zhvillimit"
Cili eshte roli i ICE, institucionit qe drejtoni?
Instituti yne ndjek vecanerisht sektoret strategjike dhe ofron asistencen e nevojshme kompanive italiane dhe atyre shqiptare te interesuara per shkembimet tregtare me Italine
Informacioni eshte nje nga shtyllat e aktivitetit qe ICE ve ne dispozicion per nderkombetarizimin e shoqerive. Ky sherbim ka nje rendesi te vecante per vende si Shqiperia te cilat jane te orientuara drejt nje modeli perendimor te zhvillimit dhe ofrojne mundesi te shumta per sipermarrjet e organizmat qe operojne me jashte. Ne kete kontekst, nje aspekt i rendesishem eshte edhe perhapja e informacioneve mbi tenderet dhe financimet nderkombetare nepermjet publikimit te tyre ne faqen tone te web-it, si edhe transmetimi direkt i informacioneve drejtuar shoqerive te sektoreve te ndryshem qe disponojme ne bazen e te dhenave.
Pse keni perzgjedhur inovacionin si teme te veprimtarive te fillimjaves tjeter?
Me krizen ekonomike e financiare globale qe perjetojme ditet e sotme, inovacioni perfaqeson nje aspekt thelbesor te procesit te zhvillimit te sipermarrjeve e te strukturave publike ne sferen e tregut te lire e te sherbimeve publike. Shtylla e inovacionit qendron ne kerkimin dhe perdorimin e teknologjive te avancuara. Por inovacioni nuk eshte vetem kaq: ai perfshin edhe konceptet e reja tregtare e te marketingut, te organizimit, te shperndarjes, si dhe te imazhit, qe synon te rrise nivelin e konkurrueshmerise.
Si i vleresoni raportet me institucionet shqiptare?
Dua te theksoj se kemi raporte shume te mira me te gjitha ministrite dhe organizmat qeveritare qe kane te bejne me biznesin. Sigurisht, ka pasur rendesi te vecante krijimi i nje rrjeti kontaktesh me autoritetet vendase per nje shkembim te vlefshem informacionesh. Eshte nje bashkepunim i vazhdueshem e qe rritet panderprere. ICE, nepermjet drejtorise se saj ne Rome te bashkepunimit industrial, eshte nje nga subjektet zbatuese te Ligjit 84/2001. Ky ligj eshte nje instrument ne mbeshtetje te nderhyrjeve italiane ne procesin e stabilizimit, rindertimit dhe te zhvillimit te vendeve te Ballkanit, perfshire edhe Shqiperine. Ne kuader te ketij ligji organizohet edhe veprimtaria mbi inovacionin me daten 19 nentor dhe nje tjeter aktivitet i rendesishem per formimin profesional, diten e marte prane Qendres se Informimit te Bashkimit Europian.
Gjithnje duke u fokusuar tek ky ligj me pare kemi zhvilluar aktivitete te tjera si: Trajnimi dhe asistenca teknike drejtuar Administrates Publike te vendeve te Ballkanit ne sektorin e nderkombetarizimit te ndermarrjeve te vogla e te mesme.
Cfare qellimi ka organizimi i veprimtarive te tilla?
Qellimi primar eshte fuqizimi i kapaciteteve te strukturave vendore per planifikimin dhe zbatimin e programeve per nderkombetarizimin e SME-ve, duke favorizuar keshtu zhvillimin dhe integrimin e sektoreve ekonomike me interes te vecante per "Sistemin Itali". Nje synim tjeter eshte te perafroje funksionaret publike me modelin e sistemin ekonomik kulturor italian, edhe nepermjet studimit te gjuhes italiane. Nje tjeter aspekt ka qene certifikimi i produktit dhe procesit ne sektorin e peshkimit dhe ne ate agroushqimor.
Projekti ka synuar te perhape njohurine e proceseve te cilat jane te orientuara drejt sigurise ushqimore dhe ofrimit te zgjidhjeve per problemet qe shkojne nga konformiteti i perberesve te produkteve tek gjurmimi i lendeve te para te perdorura, nga etiketimi tek publiciteti. Fusha keto mjaft te rendesishme per mbrojtjen e konsumatoreve ku Shqiperia po ben nje progres. Ne mars te ketij viti eshte ngritur prane zyres sone ne Tirane nje Desk me personel te dedikuar per monitorimin e fondeve te disponueshme dhe per te dhene cdo mbeshtetje per hartimin e projekteve te zhvillimit.