Vizat, Basha: Faji është i Ramës
Ashtu si Tania Fajon dhe ministri Basha i lidh drejtpërdrejtë protestat e opozitës me vonesat në liberalizimin e vizave. Shefi i dikasterit të brendshëm, gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë u shpreh se tashme, që kriteret teknike janë përmbushur sytë e Brukselit janë drejtuar tek klima politike.
“Për kushtet teknike nuk kemi qenë të varur nga vullneti i zotit Rama. Procesi në vetëvete nuk është një process robotik. Ka një shqetësim. Tensionimi i qëllimshëm apo përpjekja për tension social dhe politik nëpërmjet protestave nuk le asnjë gjurmë të mirë dhe asnjë shije të mirë tek partnerët tanë dhe natyrisht që kjo nuk jep asnjë kontribut pozitiv për procesin e liberalizimit të vizave” tha Basha.
Sipas Lulzim Bashës përsa i përket kritereve teknike për vizat, Shqipëria është e para në rajon, madje dhe para atyre vendeve që kanë përfituar tashmë nga liberalizimi. Por se kur do të ndodhë ky proces për vendin tonë do të varet vetëm nga axhenda e Brukselit.
“Komisioneria Malstrom, që është autoriteti përkatës i Komisionit më garantoi se do të përpiqet që Komisionit të mos ketëvonesa në propozimin që do t’i paraqesë Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit Europian. Nga ana tjetër parlamenti Europian e ka bërë të qartë nëpërmjet deklaratave të përsëritura se nëse propozimi nuk vjen brenda 2-javëshit të parë të majit mund të jetë e pamundur për ata që ta shqyrtojnë para pushimeve të verës. Këto janë çështje mbi të cilat ne mund të komentojmë, por janë çështje që i takojnë tërësisht institucioneve të BE” tha Basha.
Një tjetër cështje për të cilën ministri i Brendshëm dha garanci para deputetëve ishte se në 2010 nuk do të ketë më asnjë zonë të padepërtueshme për policinë e shtetit, sic ka qenë deri tani Lazarati.
Elona Gjylmi < I mëparshmi