E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, kusht për votën ndaj gjyqtarëve. Xhafa: Do të votojmë vetëm CV

Nese zevendesimi i 6 anëtareve te Gjykates Kushtetuese dhe i 4 anëtarëve te Gjykates se Larte kryhet pa transparence dhe duke shmangur opoziten, atehere sistemi i drejtesise eshte ne rrezik, tha sekretari per ceshtjet ligjore ne Partine Socialiste Fatmir Xhafa. Opozita i ben thirrje presidentit Bamir Topi te jete i kujdesshem, pasi jemi ne nje moment historik.

“Rrallë ka ndodhur që të ndërpritet mandati i një numri kaq të konsiderueshëm gjyqtarësh. çdo shmangie prej standarteve kushtetuese dhe morale në procesin e përzgjedhjes, dekretimit dhe emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë jo vetëm do të komplikonte të nesërmen e këtyre dy institucioneve, por do të kishte një ndikim të padëshiruar në të gjithë sistemin e drejtësisë së vend” tha Xhafa.

Oferta per konsensus e socialisteve nis me nje CV dinjitoze te kandidateve per gjykates, por lë të hapur edhe ndryshimet kushtetuese, qe sipas zotit Xhafa jane propozuar edhe nga nderkombetaret. Aktualisht gjykatesit mund te zgjidhen me 71 vota, ndersa nje ndryshim I kushtetutes do te percaktonte votimin me 84 vota.

“Të jenë individë që kanë shprehur integritet të lartë moral dhe professional gjatë karrierës së tyre. PS angazhohet solemnisht se do të mbështesë fort politikisht çdo hap pozitiv që I shërben ndërtimit të një procesi konstruktiv për përzgjedhjen e kandidaturave duke e konsideruar pozitivisht edhe propozimin e partnerëve ndërkombëtarë për mundësinë e votimit të dekreteve presidenciale nga Kuvendi me një shumicë të cilësuar” tha Xhafa.

Aktualisht opozita eshte e angazhuar ne protesta dhe nuk voton asnje ligj qe nuk lidhet me transparencen e zgjedhjeve. I vetmi votim i deputeteve socialiste qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit eshte ai per nje resolute per integrimin e vendit.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›