E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Basha, sot seancë dëgjimore në Bruksel

Ministri i Brendshëm, z. Lulzim Basha, do të niset sot për një vizitë zyrtare në Bruksel. Ministri Basha është ftuar në një seancë dëgjimore që do të zhvillohet në datën 14 prill 2010 nga Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Evropian. Në këtë seancë, ministri Basha do të paraqesë arritjet e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave si dhe proceset integruese të vendit. Basha do të njohë drejtuesit dhe anëtarët e Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Evropian me arritjet e Ministrisë së Brendshme në kuadër të liberalizimit të vizave në fushën e sigurisë së dokumenteve, kontrollit kufitar, rendit publik dhe sigurisë dhe rezultatet në luftën kundër kriminalitetit. Gjatë vizitës në Bruksel, ministri i Brendshëm, z. Lulzim Basha, do të zhvillojë edhe një takim të veçantë me komisioneren për Çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, znj. Cecilia Malstrom.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›