Mishel Obama, Komedi nga Shtëpia e Bardhë
Në rast se do të ishte pjesë e botës mediatike dhe jo një Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara, Mishel Obama do të kishte një karriere të shkëlqyer si komediane. Kjo pasi në intervistën e dhënë për shoun e Xhej Leno në NBC, tregoi se përveç seriozitetit të saj si Zonjë e Parë, është e zonja të bëjë edhe shaka. Në një video konferencë nga Uashingtoni Zonja e Parë iu përgjigj 10 pyetjeve rrufe, që kishin të bënin me jetën familjare dhe sigurisht me bashkëshortin e saj, Presidentin Barak Obama.
E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të preferonte paqen në botë apo skuadrën e tij të preferuar të bejzbollit, ajo u shpreh se ai do t’i dëshironte e dyja.
“Paqe në botë, por në fakt edhe këtë të dytën e pëlqen shumë.”
Sigurisht që si gjithë njerëzit në botë, edhe Presidenti i SHBA-ve nuk është perfekt. Por cili është huqi më i mërzitshëm që ai ka? Me ç’duket nga përgjigja e Mishelës, janë aq shumë saqë preferon të mos merret me to.
"Ooh. Nuk kemi kohë për këto…”