Vizat Berisha-Javorski Shqiperia arritje historike

Kryeministri Sali Berisha prit dje ambasadorin e Kroacise zotin Darko Javorski me rastin e perfundimit te detyres te tij ne vendin tone. Berisha vleresoi kontributin e zotit Javorski per forcimin e metejshem te miqesise tradicionale midis dy popujve dhe vendeve si dhe zgjerimine marredhenieve shume te mira dhe bashkepunimit te gjithanshem midis te dyja vendeve mike aleate e partnere ne te gjitha fushat. Nga ana e tij ambasadori Javorski i shprehu Kryeministrit Berishamirenjohjen me te thelle per bashkepunimin dhe perkrahjen e jashtezakonshme te tij dhe te qeverise shqiptare gjate gjithe kesaj periudhe. Ambasadori vleresoi arritjet e jashtezakonshme qe Shqiperia dhe qeveria shqiptare kane realizuar gjate ketyre kater viteve te fundit duke theksuar se Shqiperia ka bere hapa te medhenj perpara dhe nje progres te admirueshem pozitiv ne te gjitha fushat por ne vecantine arritjet historike si anetaresimi ne NATO liberalizimi i vizave dhe ecjen perpara drejt integrimit ne BE. Ne takim u rikonfirmua vendosmeria e te dyja vendeve dhe qeverive per te zgjeruar dhe thelluar edhe me tej ne te ardhmen miqesine tradicionale midis te dy popujve si dhe marredheniet e ngushta te partneritetit aleances dhe bashkepunimit frytdhenes ne dobi te te mires dhe te interesit te ndersjelle te te dy popujve si dhe paqes dhe bashkepunimit ne rajon.