E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta kunder terrorizmit ligjet miratojne ndryshimet ne Kodin Penal

Ne kuader te luftes kunder terrorizmit dhe pastrimit te parave Komisioni i Ligjeve miratoi dje ndryshimet ne Kodin Penal te Republikes se Shqiperise. Te pranishem ne komision edhe pse nuk moren pjese ne votim ishin edhe deputetet socialistet te cilet dy dite me pare braktisen mbledhjen ku po diskutohej projektvendimi i tyre per hetimin e zgjedhjeve. Ne kete kuader hartimi i ndryshimeve ne Kodin Penal i fokusuar te veprat me qellime terroriste sigurimi dhe grumbullimi i fondeve per financimin e terrorizmit dhe te pastrimi i produkteve te vepres penale synon reflektimin jo vetem te qasjes se sotme nderkombetare ne luften kunder terrorizmit dhe pastrimit te parave si krime qe cenojne shtetet dhe bashkesine nderkombetare por reflekton edhe detyrimet qe rrjedhin per Shqiperine nga konventat nderkombetare ne te cilat shteti yne eshte pale. Ndryshimet e propozuara me ane te ketij projektligji jane konceptuar ne menyre te tille qe te sigurojne perputhshmeri te plote me instrumentet nderkombetare. Gjithashtu ndryshimet e propozuara adresojne rekomandimet e Komitetit per Pastrimin e Parave dhe financimin e terrorizmit dhe ne kete kuader synojne arritjen e vleresimit sa me te mire te Shqiperise ne raundin e katert te vleresimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›